Në eventin POC2017 (Power of Community), hacker-i Liang Chen ka prezantuar versionin e parë të Jailbreak në iPhone X. Në prezantim është shfaqur një iPhone X i cili ekzekuton iOS 11.1.1 dhe ndërkohë ka instaluar dhe Cydia, program i cili hap dyert e Jailbreak.

Ekspertët mendojnë se ky event i tregon përsëri Apple se sistemi i sigurisë të cilin ajo e përmirëson në çdo version që prezantohet, nuk është absolutisht i pathyeshëm dhe Liang Chen e ka arritur këtë në shumë pak kohë. Me siguri mënyra e instalimit të Jailbreak nuk është e përdorshme nga të gjithë por kjo mjafton për të shpresuar se shumë shpejtë do të kemi një version të Jailbreak për të gjithë.


Nga ana tjetër, për të gjithë ata që mendojnë se ky verison i Jailbreak mund të mos vijë kurrë për publikun, mund të themi se jo gjithmonë ka qënë kështu. Versione të Jailbreak si Pangu janë krijuar pikërisht pasi hacker-a si Liang Cheng kanë arritur të instalojnë kodin e Jailbreak duke thyer sistemet e sigurisë të iOS.  Mendoni se Jailbreak sjell akoma risi në iDevice-t Apple dhe a do ta instalonit nëse do të kishte një version për iOS 11? /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment