Në raportin e tij vjetor, Threat Intelligence Report, Nokia konfirmon se iOS mbetet sistemi mobile më i sigurtë. Raporti përmban një sërë informacionesh që na ndihmojmë të kuptojmë statusin e sigurisë në panoramën e sistemeve mobile. Të gjitha të dhënat janë mbledhur duke përdorur rrjetet e shërbimit NetGuard Endpont Security të vetë kompanisë Nokia.

Mobile Infection Rate për vitin 2017 është i barabartë me 0,68%, që do të thotë se gati 0,68% e pajisjeve mobile është prekur nga malware ose viruse të tjerë gjatë vitit. Pjesa më e madhe prej tyre janë pajisje Android, me 68.50%, të ndjekura nga Windows me 27.96%.  Për iOS nuk ka shifra të sakta pasi sistemi operatic i Apple është i përshirë në seksionin "Others" me 3.54%, por Nokia konfirmon se bëhet fjalë për sistemin mobile më të sigurtë.

Për sa i përket Android, Nokia siguron se përdoruesit kanë konfirmuar se pjesa më e madhe e viruseve vijnë nga App Store të palëve të treta dhe jo nga ai zyrtar. Për të evituar probleme, duhet të shkarkoni aplikacione vetëm nga Google Play Store. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment