Në Shtetet e Bashkuara ka debutuar në App Store një seksion i ri i quajtur "This Weekend Only", ku do të gjeni oferta të veçanta në aplikacione që ofrojnë veshje, udhëtime, ushqime dhe shërbime të tjera.

"This Weekend Only" do të shfaqet çdo të enjte në darkë në App Store, me promocione ekskluzive të disponueshme në aplikacionet më popullore. Falë disa marrëveshjeve midis palëve, Apple njofton se këto promocione do të jenë të vlefshme deri të dielën.

Për momentin ky seksion është i disponueshëm vetëm në SHBA. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment