Edhe me iPhone X, Apple është dashur të ndajë prodhimin e proçesorëve modem midis Qualcomm dhe Intel. Speedmart ka bërë një test të shpejtësisë për të zbuluar nëse ka dallime midis këtyre dy modeleve për sa i përket shpejtësisë.

Ky test është bërë në harkun e 10 ditëve, duke përdorur një iPhone X me çip modem Qualcomm dhe një një iPhone X me çip modem Intel për të matur shpejtësinë mesatare në download dhe upload. Natyrisht që nuk bëhet fjalë për një test absolut, por megjithatë na krijon një ide për dallimet midis tyre.

Për shembull, me AT&T, T-Mobile proçesori Intel rezulton më i shpejtë me 10% dhe 15%, por teknikët shpjegojnë se në termin e efikasitetit të përgjithshëm proçesori Qualcomm sillet më mirë, dhe se nuk ka motiv për të preferuar njërin ose tjetrin vetëm në bazë të këtyre diferencave  kaq të vogla. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment