iMyfone Umate Pro është një program i disponueshëm për Mac dhe Windows që na ofron mundësinë për të fshirë në mënyrë të sigurtë materialet që kemi në pajisjen tonë iOS, qoftë ai një iPhone, iPad apo iPod touch. Kur ne fshijmë diçka në pajisjen tonë, kjo nuk do të thotë se ne e kemi fshirë atë përgjithmonë. iMyFone Umate Pro na jep mundësinë t'i fshijmë këto materiale përgjithmonë. Në këtë mënyrë mund të pastroni pajisjen tuaj iOS nga file të panevojshëm.


Çdo gjë që ju fshini, në sistem ndryshon dhe nga një bëhet zero, duke pritur që më pas të rishkruhet duke u bërë një edhe një herë tjetër. Ajo çfarë bën ky program është praktikisht të rishkruaj ato materiale të panevojshëm ose të pistë që programi i riprodhon dhe i fshin. Tani ju do jeni të sigurtë që materialet janë fshirë siç duhet.

iMyFone Umate Pro - Mac | Windows 

0 komente:

Post a Comment