Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- King Math Defense, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
King Math Defenese është një lojë me aksion dhe strategji në të cilën duhet të mbroni kështjellën nga sulmet e armiqve. Gjithashtu do të keni mundësi për të përditësoni sistemet mbrojtëse duke zgjidhur kuice matematike. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


AllPass Pro, nga 1.99€, falas. /iPhone, iPad
AllPass është një program mjaft interesant dhe i dobishëm. Ai na lejon të ruajmë të gjithë username dhe password, për çdo akount virtual që kemi në rrjetin e internetit. Përveç funksionit të dobishëm, programi ofron edhe një grafikë mjaft mikpritëse dhe të thjeshtë. Ja vlen ta keni këtë program.


Medieval Defenders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Medieval Defenders është një lojë me strategji ku ju do të ndërtoni ushtrinë tuaj edhe më pas do të luftoni për tu bërë sunduesi i çdo vëndi që sulmoni. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment