Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- eDI Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
eDI Pro është një program i cili sjell në iOS funksionin e një web browser-i, ashtu si Safari, por duke i shtuar funksione si mundësia për të shkarkuar dhe menaxhuar çdo lloj formati file-esh. Ai integron edhe një video/music player ku ju mund të shikoni ose dëgjoni pjesët muzikore ose videot që keni shkarkuar. Ja vlen ta merrni atë!



He Likes The Darkness, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
He likes the darkness është një lojë në të cilën ju do të ndihmoni Paul të mbjetojë në botën e tij të errët duke mbledhur sa më shumë yje në 5 botë të ndryshme me mbi 70 nivele loje. Ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë. 



Smart Merge Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Merge është një program mjaft i dobishëm në iPhone ose iPad, i cili na jep mundësinë të mirëmbajmë rubrikën e kontakteve. Programi do të pastrojë kontaktet boshe ose do të bashkojë në një të vetëm 2 kontakte të njëjta. Gjithashtu ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe intutiv. Ja vlen ta keni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment