Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Koozac, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Koozac është një lojë me temë kuic  e cila vjen falas në App Store. Qëllimi i lojës është i thjeshtë, duhet të vendosni blloqet që bien sipër njëri-tjetrit derisa ato të eliminohen. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Step Out, Smart Alarm Clock, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Step Out është një program i cili sjell në iOS një mënyrë të re alarmi. Pasi keni vendosur orarin e zgjimit, alarmi nuk do të ç'aktivizohet derisa ju të jeni në këmbë. Ai e kupton këtë duke shfrytëzuar teknologji të avancuar për njohjen e imazheve të marra nga fotokamera. Sot mund ta shkarkoni atë falas.


Pool Break 3D, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pool Break është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të luani bilardo në disa stile të ndryshme  dhe të sfidoni kundershtarë mjaft profesionistë. Përveç kësaj loja ka një grafikë në 3D dhe mjaft të bukur. Ja vlen ta keni në iPhone ose iPad-in tuaj.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment