Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- GroupShot, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
GroupShot është një program i cili ju jep mundësinë të merrni të gjitha frame-et ose sekuencat e një imazhi që keni bërë me fotokamerën e iOS. Më pas mund të zgjidhni një nga ato si imazh final. Një nga problemet kryesore që zgjidhen nëpërmjet këtij programi, janë fotot ku disa nga njerëzit që janë fokusuar, nuk kanë dalë në mënyrën e duhur ose siç do t'ju pëlqente ju.


Dexter Slice, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Dexter Slice është është një lojë në të cilën duhet të shtypni butonat sa më shpejtë pasi pozicioni i thikave t'ju lejojë ta bëni atë. Ja vlen ta provoni këtë lojë në kohën e lirë.


Safety Note+, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Safety Note është një program nëpërmjet të cilit ju mund të krijoni shënime gjatë ditës edhe ti ruani ato nëpërmjet fjalë kalimi. Stili i aksesimit të informacioneve ngjason me atë të sistemit operativ Android. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment