Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Ball Alien, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Ball Alien është një lojë me temë kuic ku duhet të drejtoni një sferë në mes të galaktikës të arrij në destinacion duke ndjekur rrugët e mundshme dhe shmangur rreziqet. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


Sonic The Hedgehog, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Një nga lojrat më të bukura të kompanisë SEGA, vjen sot në ofertë për në kohë të limituar. Sonic është personazhi i lojës i cili duhet të zbulojë botën ku jeton me aftësitë e tij mbinjerzore. Ja vlen ta merrni.


Speech Recogniser, nga 2.79€, falas. /iPhone
Speech Recogniser është një program mjaft interesant i cili do t'ju japë mundësinë të shkruani mesazhe duke folur. Programi do të njohë të folurën edhe do ta transfojmojë atë në tekst të cilin mund ta dërgoni tek kontaktet tuaja. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment