Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Game of Dragons, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Game of Dragons është një lojë në të cilën do të ndihmoni Glory Lind të gjej rrënjët e babait perandor. Për këtë ajo do të gjendet në një botë të pushtuar nga dragonjtë dhe për të zbuluar të vërtetën duhet të eliminojë të gjitha pengesat.


- Ukulele Tuner Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ukulele Tuner është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas intrumenti muzikor ukulele. Nëpërmjet programit do të mësoni si ta akordoni dhe gjithashtu bazat e para nëse jeni fillestar.


- iFire ++, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
iFire është një program i cili stimulon efektin e  djegies së ekranit, nëpërmjet realiteti të shtuar duke shfrytëzuar fotokamerën si dhe mundësinë për të ndryshuar djegien duke prekur mbi ekran. Më pas mund të ruani çdo gjë që krijuat, në një imazh të cilin mund ta përdorni edhe si sfond për iOS.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment