Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Peppy Pals Farm: Social Skills, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Peppy Pals Farm është një program edukativ i cili i dedikohet fëmijëve ku ato mund të mësojnë se si kafshët e një ferme bashkëjetojnë me njërat tjetrën. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Catch-Me, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Catch-Me është një program i cili ju jep mundësinë të rregjistroni vëndndodhjen nëpërmjet sensorit GPS dhe më pas të informoni këdo që dëshironi se ku ndodhen duke dërguar email. Gjithashtu nëse harroni ku keni parkuar, programi ju lejon të ruani vëndin ku parkoni dhe më pas ta gjeni duke shfrytëzuar funksionin e kërkimit.


Phoenix Photo Editor, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Phoenix Photo Editor është një nga programet më të mira në App Store për përpunimin e fotove ku do të keni mundësi të zgjidhni midis dhjetra efekteve profesionale. Më pas mund të ndani imazhin e përpunuar me miqtue tuaj direkt në rrjetet sociale.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment