Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- KeroRemote, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
KeroRemote është një program i cili ju jep mundësinë të transferoni file nga një server tek një tjetër, duke kontrolluar gjithçka nga iPhone-i juaj. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Stickyboard 2, nga 0.89€, falas. /iPad
Stickyboard është një program i dobishëm i cili do të sjellë në iPad funksionin e mbajtjes së shënimeve dhe shfaqjen e tyre kudo që ndodheni në sistemin operativ. Sot mund ta merrni falas këtë program.


Six Towers Plus, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Six Towers Plus është një lojë mjaft e bukur në të cilën ju duhet të vendosni blloqet mbi njëri tjetrin sipas numrave, por me sa më pak lëvizje. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë. Sot mund ta merrni falas këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment