WhatsApp ka aktivizuar më në fund funksionin që lejon eliminimin e mesazheve të dërguara gabimisht. Keni kohë 7 minuta për ta fshirë atë, pavarësisht nëse është lexuar apo jo nga marrësi i mesazhit. Tani mjafton të klikoni sipër mesazhit që keni dërguar gabimisht për ta fshirë atë, me kusht që të mos kenë kaluar 7 minuta.

Mesazhi i eliminuar do të zëvendësohet nga teksti "This message was deleted" (ky mesazh është fshirë), që do ta shohin të gjithë personat që bëjnë pjesë në atë chat. Për të fshirë një mesazh, duhet që edhe marrësi të ketë instaluar versionin e fundit të WhatsApp. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment