Instagram ka aktivizuar funksionin që lejon çdo përdorues të transmetojë historitë e tij (Stories) dhe në Facebook. Falë këtij funksioni, që për momentin është i limituar për një numër të reduktuar llogarish, historitë e Instagram bëhen cross-app, dmth mund të dërgohen me thjeshtësi edhe në rrjetin social Facebook.

Me këtë lëvizje Facebook kërkon t'i jap pak jetë historive të rrjetit social, të cilat përdoren gjithmonë e më pak nga përdoruesit. Për të shfrytëzuar këtë funksion, mjafton të shtypni butonin e dedikuar historive tuaja në Facebook. Kjo risi do të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit brenda pak ditësh. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment