Steve Wozniak, ai që themeloi Apple së bashku me Steve Jobs 41 vite më parë, shpjegoi se iPhone X do të jetë telefoni i parë i kompanisë të cilin ai nuk ka për ta blerë. 67 vjeçari tha se nuk ishte i bindur nga veçoritë e reja që telefoni do të ofrojë dhe se do të preferonte të mbante iPhone 8-tën e tij.

Ai gjithashtu tha se telefonët kanë arritur një pikë kur nuk ofrojnë më inovacione të mëdha siç bënin dikur. “Jam i shqetësuar lidhur me atë çfarë do të ofrojë për mua. Më mirë të pres. Jam i lumtur me iPhone 8-ën, i cili është i ngjashëm me iPhone 7-ën dhe iPhone 6-ën,” tha Wozniak.
Komentet e tij erdhën pak ditë përpara se të fillojnë porositë e iPhone X më 27 Tetor.

Apple ka investuar shumë në iPhone X ndërsa Tim Cook e përshkruante telefonin si fillimi i një rrugëtimi të ri për teknologjinë e telefonëve të dekadës së ardhshme. Telefoni sjell disa veçori si ekran 5.8 inç pa skaje dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës, Face ID. Wozniak themeloi Apple së bashku me Steve Jobs në 1976-ën. Ai shihet si truri i Apple për suksesin që ndoqi kompaninë në ditët e para.

Ai u largua nga Apple në 1985-ën i irrituar për drejtimin që po merrte kompania, por gjithnjë ngeli një fans i saj. “Vëmendja ime më e madhe tashmë shkon për makinat elektrike dhe sistemet e automatizuara më shumë sesa telefonët më të fundit,” shtoi Wozniak. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment