Falë erkanit OLED dhe pjesëve të tjera, Samsung do të fitojë më shumë nga shitjet e iPhone X se sa nga Galaxy S8. Ekrani i iPhone X është krijuar duke ndjekur disa udhëzime specifike të dhëna nga Apple, për këtë arsye ka një kosto shumë të lartë prodhimi.

Përveç ekranit, Apple do të përdorë edhe pjesë të tjera Samsung, si për shembull baterinë, për një kosto totale që arrin shifrën 110$ për çdo iPhone X të shitur. Natyrisht fitimet për çdo Galaxy S8 janë më të mëdha por velerësohet se Samsung do të shesë 50 milionë njësi ndërsa iPhone X do të arrijë deri në 130 milionë.

Për këtë artyse, duke llogaritur sasinë, si përfundim Samsung do të fitojë 10,1 miliard dollarë nga shitjet e Galaxy S8 dhe plot 14,3 miliard dollarë nga pjesët që prodhon për iPhone X. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment