Tani do të keni mundësinë të ndiqni live në streaming të gjitha kanalet televizive të paketës së Radio Televizionit Shqiptar, falë aplikacionit "RTSH TANI" që është i disponueshëm falas në App Store. Kanalet e disponueshme janë: RTSH1 HD, RTSH2 HD, RTSH3 HD, RTSH SPORT, RTSH MUZIKE, RTSH FILM, RTSH SHQIP, TV KORÇA, RTK1 dhe RTK3.


Aplikacioni është i realizuar mjaft mirë, kanalet ofrohen me një cilësi të lartë shikimi dhe gjithashtu ju mund të konsultoni edhe programin ditor me të gjitha informacionet e nevojshme dhe ato të ditëve në vazhdim. Një aplikacion që nuk duhet të mungojë në telefonin tuaj. /iPhoneAlbania

RTSH TANI | iOS 8.2 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment