Ming-Chi Kuo, analist i KGI Securities, ka publikuar së fundmi një shënim për të informuar investitorët rreth performancës së True Depth Camera të iPhone X. Ky është protagonisti kryesor i modelit më të fundit të kompanisë Apple, pasi integron të gjithë teknologjinë e nevojshme për të ofruar sistemin e njohjes biometrike të Face ID.

Sipas daklaratave të Kuo, do të duhen dy vite e gjysëm përpara se konkurrenca të arrijë të propozojë një zgjidhje në gjëndje të ofrojë të njëjtat funksione ose të njëjtën eksperiencë përdorimi të ofruar nga True Depth Camera.

Për shkak të mungesës së Touch ID, Face ID do të luajë një rol të rëndësishëm në suksesin e iPhobe X

Këta konsiderata vijnë pas pjesëmarrjes së Kuo në një demostrim teknik të detajuar të realizuar nga Apple, e cila e ka bindur analistin të ndryshojë ide. Më përpara, Kuo kishte parashikuar një avantazh teknologjik midis 1 dhe 2 viteve, ndërsa tani është bindur se avantazhi do të jetë më i madh.

Ndryshe nga konkurrenca, Face ID bën një skanim 3D të fytyrës, duke u bazuar në 30.000 pika referimi të projektuara nga sensorët e True Depth Camera

Kuo citon si shembull Samsung dhe sistemin e njohjes së fytyrë të integruar në terminalet e saj, duke nënvizuar faktin se si këto pajisje janë teknikisht inferiore, pasi janë në gjëndje të bëjnë vetëm një skanim 2D dhe kanë disa pika shumë kritike për sa i përket sigurisë.  Me pak fjalë, True Depth Camera do të jetë një nga pikat më të forta të iPhone X. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment