Të shkarkosh torrent nga iPhone, nuk është aq e vështirë. Për këtë ekzison një program që quhet iTrasmission të cilin shumë nga lexuesit tanë më besnikë e njohin, por megjitatë ka edhe shumë lexues të tjerë që kohët e fundit na kanë shkruar duke na kërkuar që të bënim një guidë se si të shkarkojmë torrent direkt nga iPhone.

Së pari duhet të shkarkoni aplikacionin iTrasmission. Hapni këtë artikull nga Safari në iPhone dhe klikoni këtë link për ta instaluar atë. Më pas dilini nga Safari dhe prini që aplikacioni të instalohet (ndonjëherë qëllon që të mos instalohet menjëherë, provoni përsëri).

Pasi të keni instaluar aplikacionin, duhet të shkoni tek Settings > General > Device Management dhe të pranonin çertifikatat e këtij programi. Pasi të keni pranuar çertifikatat, mund të hapni aplikacionin iTrasmission dhe ta përdorni atë.

Për të shkarkuar një file torrent me aplikacioni iTrasmission është shumë e thjeshtë. Mjafton të hapni shfletuesin Safari, që gjeni file-in torrent që dëshironi të shkarkoni dhe më pas të klikoni tek simboli magnet dhe menjëherë du ju kërkojë nëse dëshironi ta hapni atë me programin iTrasmission. Një herë që i jepni ok, do të nisë automatikisht shkarkimi. Shpresoj që kjo guidë të ju ketë ndihmuar sado pak. Për çdo problem ju ftoj të komentoni poshtë këtij artikulli. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment