Gameloft ka publikuar së fundmi në App Store lojën Iron Blade - Medieval Legends që ambjentohet në periudhën mesjetare, një miks midis historisë dhe fantazisë. Në Iron Blade do të luani në rolin e një kavalieri të ri që duhet të përballet me misione të njëpasnjëshme.

Duhet të përdorni shpatën në një botë të errët dhe plot magji, gjak por edhe lavdi. Baal, mbreti i djavje ka vendosur të rifitojë botën tuaj dhe templarët kanë nevojë për një hero. Bashkohuni me mijëra lojtarë dhe shpëtoni njerëzimin. Jeni ju shpëtimtari i "Iron Blade".

Iron Blade - Medieval Legends është i disponueshëm falas në App Store. Kërkon iOS 8.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone, iPad dhe iPod touch. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment