Ka të paktën shtatë arsye të vlefshme që mund të na bëjnë të presim akoma edhe pak kohë dhe të mos e blejmë iPhone X menjëherë që javën e parë që do të dalë në treg. Megjithatë, ne do ta blejmë atë gjithsesi! 😁

1. Çmimi: Flasim për 999$ dhe po të konsiderojmë edhe faktin se 64GB mund të mos mjaftojnë, modeli 256GB kushton akoma më shumë. Kostoja mbetet pa dyshim barriera më e madhe, sidomos për përdoruesin shqiptar. Jemi kurioz sa prej jush që jetoni në Shqipëri do ta bleni atë!

2. Jo çdo gjë është e përfshirë: Sikur të mos mjaftonte çmimi i lartë, për të shfrytëzuar rikarikimin wireless - njërë prej risive më të rëndësishme - do të duhet të blejmë një aksesor shtesë që nuk është i përfshirë. E një gjë vlen edhe për rikarikimin e shpejtë.

3. Video 4K a 60FP: 64GB hapësirë mbaron shumë shpejtë nëse regjistrojmë video HD me 60 fotograme për sekond, megjithëse Apple ka integruar një sistem që kursen hapësirë kur shpëtojmë një foto ose video në iOS 11.

4. Gjenerata e parë: Bëhet fjalër për një produkt të gjeneratës së parë, dhe si çdo version i parë do të ketë edhe problemet e para për sa i përket dizajnit, ekranit dhe fotokamerës TrueDepth.

5. Veshët e iPhone X: Dizajni i iPhone X është ndryshe nga të tjerët dhe ka një asimetri të dukshme. Gjërat do të kishin qenë ndryshe nëse Apple do të kishte zgjedhur një dizajn më tradicional, por kjo gjë do të kishte prodhur një iPhone më pak origjinal dhe më të ngjashëm me konkurrencën.


6. Materiale të prera: Drejtkëndëshi ku ndodhen sensorët në pjesën e sipërme të ekranit, eliminon një pjesë të hapësirës së ekranit. Nëse kaloni nga një iPhone Plus në iPhone X do të gjëndeni me një ekran më të vogël, ose më mirë, me më pak hapësirë në dispozicion për aplikacionet dhe videot. Shikoni imazhin e mëposhtëm për të kuptuar se për çfarë po flasim.


7. Face ID: Face ID ka të mirat dhe të këqijat e saj. Me Touch ID mund të zhbllokojmë pajisjen pa patur nevojë që ta shohim, por gjithsesi kjo teknologji nuk funksionon nëse i kemi gishtërinjë pis ose të lagur.

Konkluzionet: Pavarësisht gjithë atyre gjërave që kemi shkruar lart, ne do ta blejmë iPhone X. Natyrisht, jo për 999$, por nëse do të kemi mundësinë ta gjejmë me një çmim më të arsyeshëm. Po ju çfarë mendoni? Na thoni mendimin tuaj nëpërmjet komenteve poshtë këtij artikulli, në Facebook ose Twitter. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment