Apple ka njoftuar se do të shtojë disa emoji të reja në iOS 11.1, duke u nisur nga versioni beta 2 që pritet të lëshohet ditët e ardhshme. Në imazhet që kemi publikuar brenda këtij artikulli mund të shikoni disa prej tyre. Të gjitha këto emoji do të jenë të disponueshme në iOS 11.1.



Këto emoji janë pjesë e Unicode 10, që është lëshuar për herë të parë në qershor të vitit 2017. Apple pret gjithmonë disa muaj përpara se t'i integrojë ato në iPhone dhe iPad, pasi disa dizajner të kompanisë i modifikojnë ato një nga një për t'i përshtatur me grafikën e Apple.

Për momentin nuk e dimë se kur do të lëshohet zyrtarisht iOS 11.1. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment