Janë dashur më pak se tre javë për të arritur këtë rezultat: iOS 11 ka kaluar iOS 10 për sa i përket instalimit në pajisjet iOS. Aktualisht, iOS 11 mbulon rreth 47.3% ndërsa iOS 10 ka zbritur në 46%. Përqindjen e mbetur e ndajnë versionet më të vjetra të sistemit operativ iOS.

Gjithsesi, pavarësisht se përqindjet e iOS lëvizin me shpejtësi shumë të mëdha në krahasim me konkurrencën, të dhënat e këtij viti konfirmojnë, javë pas jave, një trend më të ngadaltë që ka karakterizuar debutimin e iOS 11. Vitin e kaluar iOS 10 e tejkaloi iOS 9 në vetëm dy javë.


Kjo influencë negative ka ardhur edhe si pasojë e përhapjes së ngadaltë në treg të modelit të ri iPhone 8. Javët e ardhshme instalimet e iOS 11 do të kenë rritje, për shkak të debutimit të iPhone X dhe lëshimit të iOS 11.1. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment