Me iOS 11 dhe macOS High Sierra mund të shkrepni Live Photos gjatë një video-telefonate FaceTime, duke kujtuar kështu momentet më të bukura të videotelefonatave tuaja. Për të shkrepur Live Photos gjatë kohës që jeni duke përdorur FaceTime, është shumë e thjeshtë, mjafton të shtypni butonin e posatçëm që ndodhet majtas. Siç e shikoni edhe nga fotoja e mëposhtme.


Dhe mos mendoni se bëhet fjalë për një screenshot të thjeshtë: fotot janë me cilësi të lartë. Që ky funksion të funksionojë është e nevojshme që të dy bashkëbiseduesit ta kenë aktivizuar këtë opsion në iPhone-in e tyre. Mjafton të shkoni tek Settings > Facetime. Dhe natyrisht, sa herë që shpëtoni një Live Photo, personi me të cilin po bashkëbisedoni do të marrë një lajmërim në kohë reale. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment