Versioni i parë i një sistemi të ri operativ përmban gjithmonë ndonjë difekt të vogël, ndonjëherë edhe shumë të rëndësishëm. iOS 11 nuk përbën përjashtim. Shumë përdorues janë ankuar për kohëzgjatjen e baterisë së iPhone e cila është reduktuar shumë në krahasim me iOS 11.

Tani, dihet, të masësh konsumin e baterisë së një telefoni është shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur, pasi ditët nuk janë të gjitha njëlloj. Por një studim i bërë nga Wandera, kompani që merret me menaxhimin e të dhënave të ndërmarrjeve të ndryshme, ka një rëndësis të veçantë pasi përfshin shumë përdorues: plot 50.000.

Kompania ka krahasuar kohën mesatare të shkarkimit të plotë të baterisë (nga 100% në 0%) në iOS 11 dhe iOS 10 për tre ditë. Rezultatet janë tepër shqetësuese: 96 minuta kundrejt 240 minutave të iOS 10.


Këto të dhëna duken tepër alarmuese në krahasim me ekperiencën tonë të përditshme, por një rënie të kohëzgjatjes së baterisë e kemi vënë re të gjithë. Por kemi edhe një lajm të mirë për të gjithë ju që keni instaluar iOS 11: versioni i parë beta i iOS 11.1 me sa duket e ka përmirësuar shumë situatën dhe me sa duket do ra rikthejë në nivelet e versioneve të mëparshme. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment