Formati i ri HEIF i cili zëvendëson JPEG është prezantuar gjithmonë si një format në gjëndje të zërë gjysmën e hapësirës dhe të ofrojë njëkohësisht edhe një cilësi të lartë të imazhit. AppleInsider ka bërë disa testime dhe ka arritur në konkluzionin se fotot tani zënë shumë më pak hapësirë, peshojnë sa gjysma e një imazhi jpeg, por ndonjëherë cilësia është më e ulët.

Sidomos tek fotot me ndriçim të ulët, shpëtimi i tyre në formatin HEIF bën që të humbasin disa detaje që në JPEG nuk ndodh. Është një video pak kontradiktore por AppleInsider pohon se nëse i krahasojmë të dyja fotot side-by-side, duke do të shohim diferencën midis HEIF dhe JPEG. Me pak fjalë formati i ri i këshillohet të gjithëve.

Duhet të keni parasysh se nga Settings në iOS mund të zgjedhni nëse dëshironi të shkrepni një foto në JPEG ise në formatin e ri. Pasi t'i transferoni fotot në kompjuter mund të vendosni nëse dëshironi t'i konvertoni ato automatikisht në JPEG pasi vetëm High Sierra e lexon formatin HEIF për momentin. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment