Foxconn është kompania e cila prodhon produktet e Apple dhe zëra brënda kompanisë konfirmojnë se tashmë kanë nisur dërgimet e para të iPhone X drejt dy vëndeve të cilat janë Hollanda dhe Emiratet Arabe.  Rraportohet gjithashtu se numri i iDevice-eve që është dërguar, është rreth 46.500. Kjo sasi është mjaft e vogël në krahasim me numrin e dërguar për versionet e mëparshme të iPhone.

Tjetër lajm interesant në lidhje me prodhimin e iPhone X vjen edhe nga Japonia, ku portale të ndryshme raportojnë se kompania Foxconn ka rritur sasinë javore të prodhimit, nga 100.000 në 400.000 por duket se kjo sasi nuk arrina akoma të përmbushë kërkesën e tregut.

Sipas ekspertëve, pritet që shitjet e iPhone X të jenë deri në 35 milion njësi të shitura deri në fund të këtij viti. Kujtojmë gjithashtu se ju mund të porosisni një iPhone X duke filluar nga data 27 Tetor 2017 dhe më pas dërgimet dhe blerja në Apple Store do të nisë duke filluar nga data 3 Nëntor 2017. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment