Falë teknologjisë së avancuar të Face ID, modeli i ri iPhone X nuk do të lejojë që dikush tjetër të shohë njoftimet tuaja në locksceen. Një mënyrë shumë e mirë për të rritur sigurinë tuaj dhe për të mbrojtur materialet tuaja personale nga kureshtarët.

Siç mund ta shikoni edhe nga imazhi i mësipërm, kur është pronari i iPhone X ai që shikon ekranin, njoftimet do të shfaqen të plota, ndërsa nëse Face ID e kupton që është një person tjetër që po shikon në ekran, atëherë do të shfaq një njoftim të mledhur me përmbajtje të fshehur.  Ky funksion nuk është automatik, por duhet ta aktivizoni ju tek Settings. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment