Në këtë artikull do t'ju sjellim një lajm interesant nga kompania Facebook. Shpesh herë nevoja për të hyrë në llogarinë tuaj kërkon që ju të identifikoheni nëpërmjet një kodi që e merrni me sms apo email, pra duhet të kaloni nëpërmjet sistemit të sigurisë të quajtur "Two Factor Authentication". Problemi i kësaj teknologjie shfaqet kur nuk keni mundësi të keni akses në numrin telefonik apo email. Një nga këto raste është dhe zhvendosja jashtë vëndit.


Për këtë arsye inxhinierët e Facebook kanë menduar të integrojnë mundësinë për të hyrë në llogarinë tuaj, nëpërmjet teknologjisë së njohjes së fytyrës apo Face Recognition. Në këto momenti, ky funksion është në testim për disa nga përdoruesit e Facebook dhe drejtuesit e kompanisë premtojnë se shumë shpejt ky funksion do të jeti i disponueshëm për të gjithë dhe do të sigurojë maksimunin e mbrojtjes nga keqdashësit. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment