Që kur WhatsApp ka shtuar mbështetjen për emojit, aplikacioni ka ofruar gjithmonë një set me emoji të realizuara nga Apple, pavarësisht nëse ne e përdornim aplikacionin në iOS ose në Android. Por gjërat me sa duket do të ndryshojnë. Në versionin e fundit beta privat të WhatsApple, është shfaqur një set i ri me emoji.


Emojit e reja janë shumë të ngjashme me ato për iOS, por nuk mungojnë edhe dallimet e vogla që konfirmojnë rrugën që ka zgjedhur WhatsApp. Gjithashtu, ky set me emoji të reja në WhatsApp mbështet protokollin Unicode 5.0. Ky modifikim do duhet të vijë zyrtarisht për të gjithë me përditësimin e ardhshëm të WhasApp. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment