Dr. Clean është një aplikacion i krijuar nga kompania Trend Micro, e specializuar në antivirus, e cila no ofron mundësinë të bëjmë një pastrim siç duhet të pajisjes tonë, duke fshirë file të panevojshëm por që zënë hapësirë. Ajo që e dallon Dr. Clean nga aplikacionet e tjera të ngjashme të disponueshme në App Store, është shpejtësia e pastrimit që nuk i kalon 90 sekondat.

Aplikacioni është në gjëndje të bëjë edhe një analizë të fotove tona duke na sinjalizuar ato që i kemi dy herë ose foto shumë të ngjashme me njëra tjetrën, duke na ofruar mundësinë që të zgjedhim cilat të fshijmë nga pajisja jonë. Do na sinjalizojë edhe videot me përmasa të mëdha që mund të fshijmë direkt nga aplikacioni. /iPhoneAlbania

Dr. Clean | iOS 9.0 | App Store - Falas

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment