Duke u bazuar tek informacionet e fundit të publikuara nga Apple në faqen e saj zyrtare të dedikuar Apple Watch, shërbimi i ri i pagesave P2P do të vijë në tetor. Apple Pay Cash është shërbimi më i ri që do ofrojë mundësinë për të dërguar para direkt nga iPhone, iPad ose Apple Watch. Për momentin ky funksion nuk është aktiv por do të vijë gjatë kësaj vjeshte.

Ju kujtojmë se shërbimi Apple Pay Cash do të funksionojë fillimisht vetëm në Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të vijë edhe në Evropë, ashtu siç ka ndodhur edhe me Apple Pay. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment