Apple vazhdon të bëjë dhurata interesante nëpërmjet aplikacionit zyrtar Apple Store, duke ofruar aplikacione falas nëpërmjet një kodi Redeem që krijohet automatikisht. Aplikacioni i përzgjedhur për këtë muaj është Plotagraph+ Photo Animator (5,49€).

Si ta shkarkoni falas

Është shumë e thjeshtë, mjafton të hapni aplikacionin Apple Store që keni instaluar në iPhone dhe të hapni faqen "Explore" dhe më pas duke rrëshkitur gishtin poshtë do të hapni një banner që i dedikohet aplikacionit që është në ofertë për këtë muaj. Mjafton të klikoni sipër kodit redeem për të shkarkuar aplikacionin.

Plotagraph+ Photo Animator

Një aplikacion aplikacion që tregon historinë tuaj në mënyrë origjinale dhe argëtuese me imazhe të animuara dhe video që mund të ndani me miqtë tuaj. Ky aplikacion ju ofron të gjitha mjetet për të animuar çdo imazh në vetëm pak minuta. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment