Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Hearts Tournament, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Hearts Tournament është një lojë me letra fati të cilën mund ta luani online me miqtë tuaj ose me njerëz nga  e gjithë botë. Sot mund ta shkarkoni falas këtë lojë.


Sea of Giants: Explore and find castways, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Sea of Giants është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të eksploroni detin e gjigandëve. Duhet të zbuloni gjithashtu të gjitha sekretet për të shpëtuar personin tuaj të dashur nga e cila është marrë peng.

Delete Contacts + Duplicates, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Delete Contacts është një program i dobishëm i cili na jep mundësinë të fshijmë kontaktet e duplikuara nga Rubrika e Kontakteve të iOS. Gjitashtu ai është shumë i thjeshtë për tu përdorur dhe sot mund ta shkarkoni falas


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment