Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Get 'Em, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Get 'Em është një lojë e veçantë në stilin e saj ku ju duhet të drejtoni qenët e stërvitur të ndalojnë krimin që ka pushtuar qytetin. Kini kujdes sepse nuk do të jetë e thejshtë ti ndaloni ato.


BlastBall Max, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
BlastBall Max është një lojë me temë kuic ku ju duhet të rreshtoni sferat me ngjyra sipas rradhës së kërkuar. Kini kujdese sepse nuk do të jetë aq e lehtë dhe sigurisht do të jetë mënyra më e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Vantage Calendar, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Vantage Calendar është një program mjat i dobishëm i cili sjell një mënyrë inovative për të ruajtur eventet ditore në kalendar. Mënyra se si programi shfaq çdo event është me të vërtetë mjaft i veçantë. Sot atë mund ta shkarkoni falas për një periudhë kohe të limituar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment