Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Mystery of Fortune 2, nga 2,79€, falas. /iPhone, iPad
Mystery of Fortune 2 është një lojë mjaft e bukur me temë strategji ku ju do të krijoni ushtrinë  personale dhe më pas të luftoni kundra krijesave që kanë pushtuar botën. Ja vlen ta merrni edhe këtë lojë.


- Fog of World, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fog of World është një lojë e veçantë ku detyra juaj do të jetë të pastroni hartën e botës nga mjegulla që e ka pushtuar. Pasi të zgjidhni kontinentin e preferuar duhet të jeni të shpejtë dhe të saktë me qëllim që të mbaroni misionet.


AirTycoon Online 2, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AirTycoon Online 2 është një lojë mjaft e bukur ku ju mund të luani në rolin e një piloti avionësh. Gjatë lojës do të keni mundësi të drejtoni avinë pasagjerës në një ambjent me të vërtetë pranë realitetit. Nëse jeni të apasionuar pas avionëve atëher ja vlen ta merrni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment