Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Inbetween Land, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Inbetween Land është një lojë me aventurë dhe kuic ku ju duhet eksploroni një ishull ku ndodhin shumë gjëra të pashpjegueshme. Do të jetë pikërisht zhdukja e një vajze që do të nxisë personazhin e lojës të eksplorojë çdo cep në ishull. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- TextKraft Pocket, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
TextKraft Pocket është një program i cili ju jep mundësinë të ruani shënime dhe të lexoni file me formatë të ndryshëm. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Smart Merge Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Merge është një program mjaft i dobishëm në iPhone ose iPad, i cili na jep mundësinë të mirëmbajmë rubrikën e kontakteve. Programi do të pastrojë kontaktet boshe ose do të bashkojë në një të vetëm 2 kontakte të njëjta. Gjithashtu ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe intutiv. Ja vlen ta keni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment