Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Cribbage Premium: Online Card Games, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Cribbage është një lojë ku ju mund të luani me miqtë tuaj online me letra fati. Përpara se të filloni ne ju këshillojmë të lexoni hapat e para të lojës që të kuptoni rregullat e saj. Ja vlen ta provoni atë.


Infinity Dungeon Evolution, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Infinity Dungeon është një lojë që i përket kategorisë RPG (Role Playing Game) në të cilën ju do të ndihmoni personazhin e lojës të luftojë në shpellat pa fund, kundra dragojve që duan ta ndalojnë atë me të gjitha mënyrat. Gjithashtu loja mund të luhet edhe online me miqtë tuaj.


- Mazy, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Mazy është një lojë me temë kuic ku ju duhet të gjeni daljen në labirintët që do të gjeni në çdo mision. Do të nisni nga ato më të thjeshtat për të arritur tek ato që kërkon përqëndrim të lartë për të zgjidhur rrugë daljen.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment