Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Splite & Malice, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Splite & Malice është një lojë në të cilën ju duhet të nxisni kundërshtarin të hapë letrat tuaja sa më shpejt por në të njëjtën kohë të hapni letrat e tij sa më ngadalë me qëllim që të fitoni lojën. Ja vlen ta shkarkoni këtë lojë.


- Formino, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Formino është një lojë me temë kuic e cila ndihmon shkathtësimin e mëndin për të zgjidhur probleme. Kjo gjë do të ndodhë duke zgjidhur kuicet që formohen me  objektet shumë këndore të cilat duhet ti bashkoni për të krijuar figurat e duhura për të mbaruar misionin.


Slide Tetromino Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Slide Tetromino është një lojë mjaft e bukur me temë kuic ku ju duhet ti zgjidhni ato duke lëvizur blloqet brënda një dhome me mure. Kjo është një lojë që gjithashtu do t'ju mbajë me orë përpara iDevice derisa të arrini fundin e një misioni. Ja vlen ta provoni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment