Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Sea of Squares, nga 1.09€, falas. /iPhone, iPad
Sea of Squares është një lojë me temë kuic ku ju duhet të përfundoni nivelin aktual duke bashkuar kubet me të njëjtën ngjyrë derisa figura të formohet. Kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë sa duket. 


Pixel Boat Rush, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pixel boat rush është një lojë mjaft e bukur ku ju duhet të drejtoni një motoskaf të armatosur dhe të garoni në garat më ekstreme. Përveç se të fitoni duhet të dilni të gjallë derisa gara të mbarojë. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


RadioApp, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
RadioApp është një program mjaft i thjeshtë por i dobishëm i cili sjell në iOS funksionin e radios. Do të gjeni në të një listë me qindra kanale radio nga e gjithë bota. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment