Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Starborn Anarkist, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Starborn Anarkist është një lojë me aksion dhe strategji ku duhet të ndërtoni anije fluturuese nga garazhdi juaj dhe më pas të luftoni në hapësirë. Gjatë lojës do të keni mundësi të përmirësoni armaturën duke i shkaktuar dëme të rënda armikut. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


-  iCarConnect, nga 1.79€, falas. /iPhone
iCarConnect është një program mjaft i dobishëm në qoftë se jeni duke drejtuar makinën tuaj. Ai do t'ju japë mundësinë të kontrolloni shumë funksione të makinës nëpërmjet iPhone duke shfrytëzuar teknologjinë "iOS in The Car". Ja vlen ta merrni këtë program.


Dinosaur Safari Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Dinosaur Safari Pro është një lojë e cila ambjentohet grafikisht në epokën e pre historisë, ku ju do të keni mundësi të zbuloni të gjitha kafshët e asaj epoke dhe karakteristikat e tyre. Sot këtë lojë mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment