Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- King Cashing: Slots Adventures, nga 1.79€. falas. /iPhone, iPad
King Cashing është një lojë me strategji dhe aksion ku duhet të shpëtoni vëndin nga pushtimet njerëzve gjysëm të vdekur. Gjatë betejave do të përballeni me krijesa të cilat duhet ti mposhtni për të vazhduar më tej. Ja vlen ta provoni këtë lojë.


- Universal Image Search Pro, 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Universal Image Search Pro është një program i cili sjel në iOS një motorr kërkimi për imazhet, në rrjetin e internetit. Mjafton të shkruani fjalën e duhur për çfarë po kërkoni dhe do të gjeni mijëra rrezultate do të shfaqen në listë. Ja vlen ta merrni këtë program.


Six Pack Abs, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Six Pack Abs është një program i cili i dedikohet shëndetit tuaj. Nëpërmjet disa leksioneve interaktive ju do të keni mundësinë të bëni ushtrime fizike të cilat do t'ju ndihmojnë të përmirësoni ndjeshëm formën tuaj trupore.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment