Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Grocery List, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Grocery List është një program mjaft i dobishëm, i cili do të na lejojë të krijojmë lista me shpenzimet që do kemi në të ardhmen. Programi është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe ofron shumë funksione për të menaxhuar këto listat. Ja vlen ta keni këtë program.


- LiquidSketch, nga 0.89€, falas. /iPad
LiquidSketch është një lojë me temë kuic ku duhet të zgjidhni enigmat duke vizatuara me bojë sipërfaqet e kërkuara. Loja mund të instalohet vetëm në iPad dhe sot mund ta shkarkoni falas.


Meter Robot, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Meter Robot është një program i dobishëm i cili ju ofron mundësinë për të matur sasinë e paketave internet që ju kanë mbetur nga kontrata me kompaninë telefonike, dhe mundësinë për të matur shpejtësinë e internetit, duke bërë teste reale, ndryshe nga programe të tjera si SpeedTest.


Basic Calc Pro, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Basic Calc Pro është një program i dobishëm i cili sjell në iOS funksionin e makinës llogaritse, ndryshe nga ajo çfarë ofron iOS. Ai është mjaft inovativ përsa i përket dizajnit dhe integron disa funksione të dobishme për ju. Sot mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment