Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Infector, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Infector është një lojë në të cilën ju do të luani në rolin e një mjeku laboratori i cili do të krijojë virusin i cili do ta kthej botën në koloni të njerëzve gjysëm të vdekur. Nëse deri sot keni luajtur në rolin e shpëtimtarit të botës, në këtë lojë do të zhdukni njerzimin dhe ta populloni atë me një rracë tjetër krijesash.


- Let's Led, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Let's Led është një program argëtues i cili ju jep mundësinë të shfaqni në ekranin e iDevice, fjalë apo ikona të përzgjedhura sikur ato të ishin krijuar me llampat LED. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Flight Unlimited Las Vegas, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Flight Unlimited Las Vegas është një lojë ku ju do të provoni nëpërmjet stimulatorëve, drejtimin e avionëve të cilët fluturojnë mbi qytetin e Las Vegas. Nëse jeni të apasionuar pas avionëve atëherë ne ju këshillojmë ta shkarkoni këtë lojë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment