Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Jump Ninja Hero Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jump Ninja Hero është një lojë ku ju do të luani në rolin e një ninja dhe duhet të tregoni shkathtësinë duke shmangur të gjitha objektet që vijnë pas ose para.  Nëse po kërkoni një lojë për kohën tuaj të lirë, atëherë ja vlen ta merrni atë.


Watch out zombies, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Në këtë lojë ju duhet të mbijetoni në një botë të pushtuar nga krijesat gjysëm të vdekura të cila do të bëjnë të pamundurën t'ju ndalojnë. Duke i përplasur ato në mure ose objekte të forta mund ti vrisni dhe është një lojë që ja vlen ta provoni në kohën tuaj të lirë.


- Do4Who, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Do4Who është një program i dobishëm për të ruajtur gjërat që keni për të bërë gjatë ditës por me një funksion ndryshe nga programet e tjera. Ai ju lejon të rëndisni gjërat që duhet të bëni duke specifikuar një rend sipas personit për të cilin duhet ta kryeni. Ja vlen ta merrni!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment