Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Fox Eats Chicks, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fox Eats Chicks është një lojë me aventurë ku ju do të ndihmoni një dhelpër të ushqehet duke ngrënë të gjitha pulat që do të gjej gjatë rrugës së saj. Kini kujdes sepse përpara se ti kapë ato, ajo duhet të evitoj të gjitha grackat.


- Fractoscope, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fractoscope është një program i cili sjell në iDevice një skanues fraktal të vëndeve të ndryshme në kohë reale. Fraktal përfaqëson një përshkrimin totalt të një objekti abstrakt në matematikë. Nëpërmjet këtij programi mund të zmadhoni objektet dhe të krijoni imazhe fantastike ku më pas mund ti ruani.


Smart Merge Pro: Duplicate, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Smart Merge është një program mjaft i dobishëm në iPhone ose iPad, i cili na jep mundësinë të mirëmbajmë rubrikën e kontakteve. Programi do të pastrojë kontaktet boshe ose do të bashkojë në një të vetëm 2 kontakte të njëjta. Gjithashtu ai është mjaft i thjeshtë për tu përdorur dhe intutiv. Ja vlen ta keni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment