Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Farm Story Maker Activity, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Farm Story Maker është një lojë për fëmijë ku do të jenë pikërisht ato që do ta ndërtojnë historinë e saj. Në dispozicion do të kenë rreth 100 personazhe të cilat kanë aftësitë e tyre dhe mund ti kombinojnë sipas fantazisë. Ja vlen ta merrni këtë lojë.


- Cardiograph Classic, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Cardiograph Classic është një program i dobishëm për shëndetin i cili ju jep mundësinë të matni rrahjet e zemrës dhe ti ruani ato për një profil të caktuar. Për të kryer matjen shfrytëzohet fotokamera e cila skanon fluksin e gjakut në gisht dhe më pas përcakton rrahjet e zemrës. Ja vlen ta shkarkoni edhe këtë program.


BlastBall Max, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
BlastBall Max është një lojë me temë kuic ku ju duhet të rreshtoni sferat me ngjyra sipas rradhës së kërkuar. Kini kujdese sepse nuk do të jetë aq e lehtë dhe sigurisht do të jetë mënyra më e mirë për të kaluar kohën e lirë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment