Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- GRE Vocab Genius, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
GRE është një formë testi për të vlerësuar inteligjencën e studentit kur ai rregjistrohet në shkollë të mesme apo të lartë. GRE Vocab Genius sjell për ju një mënyrë për të matur aftësinë tuaj të të menduarit nëpërmjet mënyrës Angleze. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


- Snap Markup, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Snap Markup është një program i cili ju jep mundësinë të shënoni mbi foto. Programi ofron shumë funksione të cilat mund ti kombinoni për të shënuar apo nënvizuar elementë të ndryshëm në një foto. Ja vlen ta merrni këtë program.


- Draw in 3D, nga 0.89€, falas. /iPad
Draw in 3D është një program ku ju do të keni mundësinë të shprehni fantazinë duke vizatura imazhe në 3 dimensione. Të gjithë mund të keni provuar të vizatoni në një letër por krijimi i imazheve 3d është diçka tjetër të cilën mund ta eksperimentoni pikërisht nëpërmjet këtij programi.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment