Pas suksesit të madh në Google Play, është i disponueshëm edhe në App Store aplikacioni AirDroid, që na ofron mundësinë të shkëmbejmë file midis platformave të ndryshme: iOS, Android, PC dhe Mac. Pasi të instaloni aplikacionin në iPhone, mund të dërgoni ose të merrni file duke shfrytëzuar të njëjtën linjë WiFi.


Natyrisht, që çdo gjë të funksionojë është e nevojshme që edhe në pajisjen tjetër të jetë instaluar AirDroid. Nëpërmjet këtij aplikacioni mund të shkëmbeni dokumenta, foto, video dhe çdo file tjetër që është kompatibël me pajisjet në fjalë. Çdo gjë mund të menaxhohet edhe në web falë Remote Manager. /iPhoneAlbania

AirDroid | iOS 9.0 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment